Borussia Dortmund largon këtë lojtar

17.11.2017 08:14:17

Klubi gjerman Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se për arsye disiplinore sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga skuadra për sfidën e nesërme ndaj VfB Stuttgart.

Sipas mediave gjermane, nuk është bërë e ditur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë mes palëve, por kjo tregon edhe njëherë se Aubameyang mund të jetë duke e luajtur sezonin e fundit në Bundesliga.

“Aubameyang është larguar nga skuadra për ndeshjen e nesërme me Stuttgartin për arsye disiplinore”, shkruan klubi në rrjetet sociale.

Takimi në mes të VfB Stuttgart dhe Borussia Dortmund luhet nesër nga ora 20:30.

Borusia Dortmund gjendet në vendin e 3 në tabelë me gjithsejt 20 pikë, kurse Stuttgart ka 13 pikë dhe gjendet në vendin e 12.