BPB i bashkohet programit të energjisë së gjelbër të BERZH-it

20.02.2017 11:49:29

BPB i është bashkuar programit të financimit për energji efiçiente nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar sot në Prishtinë nga Presidenti i BERZH-it Sir Suma Chakrabarti dhe Arton Celina, Kryeshefi Ekzekutiv i BPB-së, BPB-ja do të marrë një linjë krediti nga BERZH-i prej 1 milion eurosh për huadhënie ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-ve) dhe ekonomive familjare për investime në energjinë efiçiente dhe energji të ripërtëritshme. Linja e kreditit është lëshuar në kuadër të kornizës së BERZH-it të Projekteve të Energjisë së Qëndrueshme në Kosovë.
Presidenti i BERZH-it Chakrabarti tha: “Investimet në energjinë e gjelbër janë të rëndësishme për BERZH-in, i cili e sheh luftën kundër ndryshimeve klimatike globale si një nga prioritetet e tij strategjike, dhe është udhëheqës mes institucioneve shumëpalëshe në angazhimin e bankave private në financimin e energjisë së qëndrueshme. Jam shumë i kënaqur që prej sot kemi një partner të ri, BPB-në”.

Arton Celina, Kryeshef i BPB-së, tha: “Partneriteti ,financimi për energji efiçiente, që po e nënshkruajmë sot me BERZH-in, është një shembull se si duhet t’i qasemi zhvillimit (ekonomik) dhe krijimit te mundësive të reja për klientët tonë që kanë në fokus kursimin e energjisë, që konsiderohet një nga temat kryesore në diskutimet globale. Prandaj, jam i privilegjuar te nënshkruaj këtë marrëveshje sot. BPB është zotuar t’u ofroj klientëve te saj shërbimet dhe produktet me te mira ne tregun lokal financiar dhe ne besojmë qe programi i BERZH-it për energji te qëndrueshme, KOSEP, është programi i duhur në kohë te duhur për investime në energjinë efiçiente.”