Brenda tri ditësh punonjësit e ndërtimit gjetën në një qytet në Bavari, dhjetëra bomba të Luftës së Dytë Botërore

26.10.2019 13:46:27

Punonjësit e ndërtimit të angazhuar për përgatitjen e punimeve, në një park industrial në Neutraubling të Bavarisë, kanë gjetur brenda tri ditëve 36 bomba.

Të gjithë eksplozivët e gjetur, ekspertët vërtetuan se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, ndërsa janë vlerësuar se cilat duket të aktivizohen dhe cilat janë të padëmshme.

Meqenëse zona është e pabanuar, nuk është dashur të bëhet ndonjë evakuim, andaj janë aktivizuar 12 bomba, të cilat ishin aktive. Në mesin e dhjetëra bombave që peshonin nga dhjetë kilogram, 24 ishin të padëmshme dhe u larguan.

Një nga bombat e gjetura nga punonjësit

Kjo zonë ka vuajtur nga bombardime të shumta nga ajri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, për shkak të një fabrike ku prodhoheshin aeroplanët ushtarak.

Për këtë arsye, në këtë zonë gjenden shumë shpesh bomba, ndërsa kjo është një sasi shumë e madhe që gjendet brenda një kohe të shkurtër.