Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta e Dytë, citon Nënë Terezë...

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta e Dytë, citon Nënë Terezë në fjalimin e Krishtlindjës

25.12.2016 22:02:34

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë e Zelandës së Re, Elizabeta e Dytë, në fjalimin e saj tradicional të fundvitit ka cituar një thënie të Nënës Terezës, e cila nga sivjet është edhe Shën Tereza.

Mbretëresha duke folur për sukseset e vitit që po shkon, ka thënë se nuk është e nevojshme të shpëtosh jetë, apo të fitosh medalje olimpike për të qenë një shembull inspirues.

“Unë shpesh marrë fuqi duke u takuar me njerëz të zakonshëm që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme, siç janë; vullnetarët, punëtorët në komunitet, fqinjët e mirë, që dedikimi i tyre i bën të jenë specialë”, ka thënë mbretëresha, transmeton Klan Kosova.

“Ata janë inspirim për këdo që i njeh dhe jeta e tyre vë në spikamë një të vërtetë që e ka thënë Nëna Tereza, tani Shën Tereza e Kalkutës. Ajo dikur pati thënë; ‘Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.