Britani “Po bëhemi dëshmitarë të një katastrofe kombëtare”

06.05.2020 12:49:40

Gazetari Alastair Campbell nuk ndalet me kritikat e tij në drejtim të qeverisë britanike për mënyrën se si po menaxhohet situata e COVID-19 në ishull.

Sipas tij, të gjithë po bëhemi dëshmitarë të një katastrofe kombëtare duke theksuar se as politikanët dhe as media nuk janë të gatshëm ta shohin atë.

Unë jam i tërbuar dhe e gjitha kjo për shkak të deklaratave të sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock, në lidhje me situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Disa orë para deklaratës së tij për mediat, duke shfaqur irritimin tim gjithnjë e më shumë nga pyetjet e dobëta të gazetarëve në konferencat e përditshme në “Downing Street”, unë kisha postuar një sugjerim me 20 pyetje që duhet t’i bënin për Hancock. Një prej tyre, pyetja 7 në listën time, sapo ishte bërë.

“A mund të pyes se sa punonjës të shëndetësisë që luftojnë në vijën e parë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe e ka pasur ndonjë hetim që kolegët e kanë marrë mësimin dhe kjo nuk do të ndodhë me ta?”

Por, Matt Hancock ju shmang pyetjes duke ia adresuar infermierës kryesore të Anglisë: “Po, unë mendoj se kjo është një pyetje për ty, Ruth May”.

Kjo më tërboi edhe më shumë dhe kjo përgjigje e tij e justifikon reagim tim tani? A jam i padrejtë, duke pasur parasysh sa e vështirë është sfida që paraqet kjo krizë për një ekip relativisht papërvojë të ministrave?

Sekretari i Shëndetësisë u dorëzua para një pyetje thelbësore për infermierët dhe mjekët e vdekur.

A do thoshte kryeinfermierja që nuk është e përshtatshme të thuhet numri i viktimave nga stafi mjekësor dhe kush ishin ata?

Po, ata e bënë. Dolën në një konferencë për shtyp duke mos e ditur se sa NHS të vijës së parë kishin humbur jetën nga COVID-19.

Ose ata e dinin, por nuk mund ta thoshin pasi nuk përputhej me atë që u ishte urdhëruar që të tregonin.

Kjo do rrëzonte propaganda e qeverisë për testet e shpejta dhe mbi të gjitha mesazhin e madh dhënë për popullin: ”Qëndroni në shtëpi, mbroni NHS, shpëtoni jetë ”.

Për të qenë i sinqertë, pas një fillimi shumë të keq në “betejë”, kur kryeministri Boris Johnson po refuzonte të merrte seriozisht krizën e shpalosur, ata e kishin marrë atë mesazh. Shumica e njerëzve po i bindeshin sa më mirë. “Qëndroni në shtëpi, mbroni NHS, shpëtoni jetë”, miliona mund ta recitojnë atë madje edhe në gjumë.