Pesë bomba në New Jersey, 1 shpërthen, 4 i çaktivizon FBI-ja

19.09.2016 09:53:37

Pas shpërthimeve të djeshme në Nju-Jork, një tjetër shpërthim është regjistruar në Nu-Xhersi.

Një bombë e vendosur në një çantë ka shpërthyer në afërsi të një stacionit treni, ndërsa katër pajisje të tjera eksplozive janë gjetur jo shumë larg saj.

Bomba ka shpërthyer gjatë kohës që një robot i FBI-së po përpiqej ta çaktivizonte. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Elizabeth, Christian Bollwage.

Bomba ka shpërthyer rreth orës 30 minuta pas mesnate (6:30 në Shqipëri). Nga shpërthimi nuk ka të lënduar.