SHBA, Basha me bashkëshorten në inaugurimin e Trump

21.01.2017 12:09:17

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij kanë ndjekur nga Uashingtoni ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Emocione dhe mbresa të pashlyeshme për mua dhe Aurelën nga ceremonia madhështore e betimit të Presidentit Donald Trump. Një erë e re ka nisur për Amerikën dhe mbarë botën. Ndryshimi po vjen. “MAGA”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.