Britania e Madhe kujton Dianën, por vendi ka kthyer faqe

01.09.2017 18:28:27

Nostalgji dhe homazhe. Por familja mbretërore i ka kaluar kohët e errëta

Kujtimi i Dianës është akoma i fortë në Britaninë e Madhe, edhe pse ka kaluar 20 vjet nga vdekja e “princeshës së popullit”, por vendi, midis nostalgjisë dhe keqardhjes, ka kthyer faqen e tij.

Tragjedia kombëtare që u konsumua atë natë, më 31 gusht 1997, kur Lady D humb jetën në aksidentin automobilistik në Paris, tashmë ka qenë e përpunuar dhe e “metabolizuar” edhe nga familja mbretërore duke filluar me princat Ëilliam dhe Harry, të cilët në muajt e fundit kanë lëshuar një seri intervistash me mediat ndërkombëtare të disa kujtimeve të rënda pas zhdukjes së nënës.

Është e njëjta monarki, që në ditët e funeralit të Dianës, ka prekur nivelet më të ulëta të popullsisë, në historinë e saj të kohëve të fundit, ajo është shëruar krejtësisht dhe me të vërtetë paraqet sot një pikë vendimtare në një komb shumë të brishtë për shkak të paqëndrueshmërisë aktuale politike.

Kujtimi i princeshës, ikona e kopertinave dhe e kurorëzuar nga miliona njerëz, ka fituar gjithmonë e më shumë një dimension njerëzor, intim dhe familjar. Lady D ka dalë në javët e fundit në videot e debatueshme të sesioneve të saj për ‘public speaking’ të transmetuara tek Channel 4 pas një polemike të gjatë dhe një libri të sapolëshuar, të shkruar nga komentatori aktual Phil Dampier, me titull ‘Diana: Do të jem unë’.

Dokumentari që përmbante disa ‘rrëfime’ të princeshës – ‘Diana: në fjalët e saj’, ngjalli kritika të mprehta përpara transmetimit të saj, nga ata që e konsideronin atë një pushtim të privatësisë së Dianës, por në fund ajo u transmetua normalisht dhe u shikua nga katër milionë njerëz. Flitet përsëri për marrëdhënien e vështirë sentimentale me princin Charles, edhe nga pikëpamja seksuale dhe nga marrëdhëniet konfliktuale me Mbretëreshën Elizabetë.

Nuk është rastësi që filmat datojnë në vitet 1992-1993, një nga kohët më të vështira për të njëjtën Elizabetë, që foli “për vitin e tmerrshëm” duke iu referuar ’92, për divorcet dhe ndarjet që goditën familjen mbretërore, nga fundi i idilit – të paktën siç e ëndërronin subjektet, mes Charles dhe gruas së tij, Lady D. Deri tani, megjithatë, duket të gjitha të lëna pas kahëve në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Subjektet kanë kapërcyer mosbesimin e trashëgimtarit të fronit, për shkak të sjelljes së tij ndaj Dianës, para dhe pas vdekjes së tij dhe prandaj janë gati një ditë për ta lavdëruar si Sovranin e tyre.

Ndërkohë djemtë William dhe Harry, tashmë të rritur, ia kanë dalë t’i lënë pas shpine këto kujtime të vështira, që i kanë ndjekur për shumë vite. Telefonata e fundit që kishte pasur me të ëmën para se ajo të vdiste në aksidentin e Parisit: “ne donim të luanim, mos humbasim kohë në telefon. Nga ta dinim që do të ishte biseda e fundit me mamanë dhe keqardhja na ndjek”, kanë treguar në një dokumentar televiziv. Me Harrin që ka zbuluar se sa e tmerrshme ishte të ndiqje arkivolin e nënës në funeralin e Londrës.

Duket që kanë mbetur në të kaluarën polemikat mbi vdekjen e princeshës dhe një komplot i mundshëm, edhe pse përvjetorët kthehen në zërat e tyre të zakonshëm. Është rasti i babait të Henri Paul, shoferi francez i Mercedes, i cili vdiq në aksident me princeshën dhe Dodi Al Fayed. Jean Paul dha një intervistë tek “Daily Mail” duke deklaruar që kurrë nuk do ta dini të vërtetën për atë që ndodhi në natën e 31 gushtit 1997 në Paris.

Është i bindur që komploti kishte për qëllim ta pengonte Dianën të martohej me një musliman, domethënë me Al Fayed dhe se vdekja e djalit të saj (Henri Paul) ishte kështu një “dëm kolateral”.

Por pyetjet e ndryshme për aksidentin kanë përjashtuar gjithmonë se ishte një veprim i organizuar nga shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe.