Bugajski: Në Ballkan po luhet version i ri i “lojës së madhe” midis Moskës e fuqive perëndimore

29.01.2020 13:30:58

Analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Janusz Bugajski konsideron se Perëndimi duhet të përgjigjet shumë më energjikisht ndaj shtrirjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Bugajski thekson se në hapësirat e Balklkanit po ndodh lufta për mbizotërim midis Moskës dhe fuqive perëndimore e ngjashme me atë të shekullit të 19-të, ka shkruar ai në sajtin CEPA (Qendra amerikan për analiza të politikës europiane) , transmeton Koha.net.

Ai vlerëson se tani po ndodh versioni i ri i asaj loje të madhe ballkanike, por tani “Moska po përdor subversionet dhe mashtrimet, meqë nuk mund të matet ekonomikisht e ushtarakisht me Perëndimin”.

ka thënë ai, terminët se Rusia e Putinit “po ndërhyn dhe ka ndikim malinj në Siujdhesën e Ballkanit” janë shumë të thjeshta për të shprehur qëllimet e njëmendta të Moskës dhe se për këtë arsye do të mund të zbusë ndjenjën e urgjencës kur bëhet fjalë për përgjigjen e Perëndimit.

Bugajski në tekstin e publikuar në sajtin CEPA shkruan se Kremlini sheh në Ballkan përparësinë strategjike për shkak të realizimit të së paku katër qëllimeve:

I pari, që të shtrihet ndikimi gjeopolitik i Rusisë, për çka si shembull përmend ndikimin e Moskës në qeveritë ballkanike, “angazhimin e saj ushtarak, si në rastin e Serbisë” dhe praninë e saj institucionale;

Qëllimi i i dytë është që Rusia të zvogëlojë rolin e institucioneve perëndimore, që po e bën duke nxitur konflikte, duke çuar kështu në shmangie në përgjigjet ndërkombëtare ndaj këtyre konflikteve;

Një prej tyre, sipas Bugajskit, është ideja për shkëmbim territoresh në negociatat midis Beogradit e Prishtinës, e mbështetur nga Moska dhe disa vende perëndimore, e kundërshtuar nga vende të tjera perëndimore.

Qëllimi i tretë i Moskës është zvogëlimi i pranisë së SHBA në Ballkan, që shpjegohet me kundërshtimin rus dhe minimin e zgjerimit të NATO-s.

Qëllimi i katër i Kremlinit është fitimi i aleatëve të rinj ose aleatëve potencialë, gjë që po e bën përmes ndikimeve ekonomike e energjetike, konsideron Bugajski, transmeton Koha.net.

Në kontekstin e realizimit të këtyre qëllimeve Moska përdor një varg “mjetesh taktike”, ndër të tjera duke promovuar nacionalizmin lokal.

Në favor të pohimit të këtillë, Bugajski përmend Kosovën, anëtarësimin e të cilës në Kombet e Bashkuar po e pengon Rusia me këmbëngulje.

Me qëllim të nxitjes së konflikteve interne atje, Rusia thekson tregimin për serbët si pakicë e diskriminuar, transmeton Koha.net thekse nga shkrimi i Bugajskit.