Burri i Jankullovskës është emëruar ushtrues detyre si kryetar në Këshillin për inspektim

02.09.2016 13:54:49

Vllatko Ilievski, burri i ish-ministres për Punë të brendshme, Gordana Jankullovska, në mbledhjen e qeverisë të 18 gushtit është emëruar ushtrues detyre si kryetar në Këshillin për inspektim.

Sipas asaj që është publikuar në Gazetën zyrtare, Ilievski në këtë funksion do të jetë në tre muajt e ardhshëm.