Lekaj: Koalicioni nuk i kishte votat për demarkacion, Lista Serbe nuk ishte pengesë!

02.09.2016 13:52:51

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thotë për “Indeksonline” se marrëveshja e kufirit me Malin e Zi tashmë është e vdekur për Kosovën.

Pas dështimit të djeshëm për t’u futur në rend të ditës, Lekaj thotë se ky version nuk duhet të rikthehet përsëri në Kuvendin e Kosovës, mirëpo duhet të rinegociohet.

“Vet tërheqja nga rendit i ditës prej kryeministri mendoj se ka një domethënie të madhe sepse realisht e kanë pranuar gabimin. Mendoj se ky version nuk duhej të vij më për votim sepse ajo çfarë e kemi parë në mungesë të votave nuk e kanë procedu për votim. Pra, nuk është në pyetje Lista Serbe sespe është dashtë dyfishi i votave të minoriteteve, listës serbe në këtë drejtim”, ka thënë ai.

 

Sipas tij, Mustafa e Veselit janë munduar që nërpmjet partisë të cilën e drejton Slavko Simiqi të manipulohet me opinion për t’i ikur gabimit për këtë cështje.

“Është e kotë nëse procedohet përsëri sepse deputetët e kanë ndarë mendjen që mos të votohet, çfarëdo presion që të ketë”, ka thënë deputeti i AAK-së.