Çfarë shteti po ndërtojmë?

08.07.2020 08:30:33
Nga Fadil Maloku
Si po e poshtron dhe degradon kētë dëshirë e vullnet tonin qytetar me u bë shtet, Zv. Kryeministri (hej!) i Kosovës, Z. Goran Rakiqit?
Si ka mundësi që Lista “Srpska” e Kosovës, që e ndihmuan “vullnetarisht” qeverinë Hoti, duke “çnukur”, jo mē pak se postin e zv.kryeministrit (sepse, pa ta qeveria Hoti, veq në ëndërr kishte me pa pushtetin!), tē mos i zbatoj urdhërat e të mos i respektoj as detyrimet ligjore kosovare për karantimin?
Si ka mundësi që kēta pushtetar, të Qeverisē Hoti të marrin pagat koti nga taksapaguesit kosovar, e në ndërkohë, që nga sot të fillojnē t’i egzekutojnē urdhërat e Vuçiqit për kufizimin e lëvizjes dhe karantimin e qytetarëve (serb) tē Kosovēs?!
Si!?
Kjo s’ështē mē jodëgjueshmëri qytetare, as supertolerancë etnike, as distancë sociale, as mirëkuptim politik, as vlerë demokratike, as…, po, është më shumë se poshtrim e degradim i institucioneve të Kosovēs!?