Çaushi: Thaçi prontopresidenti që mburret me Millosheviqin

18.09.2016 11:55:13

Postimi i plotë:

‘’I ashtuquajturi president i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjithë angazhimin e tij është duke ia dedikuar interesave të Serbisë, paska dalë në mbrojtje të kishës së Millosheviqit, të ndërtuar në hapësirën e uzurpuar të Universitetit të Prishtinës. Madje, pronto-presidenti na sugjeron të mburremi me këtë trashëgimi të Millosheviqit, si dhe e paska quajtur dhunë vendosjen e panos prej letre nga studentët, të cilët shprehnin kundërshtinë e tyre.

Nuk mund të pritet tjetër nga dikush që ka bërë kompromise të vazhdueshme me Serbinë në dëm të Kosovës. Por, edhe nuk do të lejohet gjuha dhe dhuna millosheviqiane në Kosovë. Ajo ka marrë fund, siç do të merr fund edhe regjimi i klanit Pronto. Ky shërbyes i politikave serbe do të mbetet njollë e zezë në historinë e Kosovës. Kurse, rezistenca e studentëve do të fitojë, sikurse fitoi kundruall regjimit serb, simbolet e të cilit Thaçi po i quan trashëgimi të vlefshme kulturore të Kosovës’’, ka përfundaur Çaushi.