Krujë, tentoi të vrasë me thikë komshiun, arrestohet 39-vjeçari

18.09.2016 12:07:02

Policia e Krujës ka arrestuar një person për tentativë vrasjeje. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vënë në pranga shtetasi Gazmend Prapaniku, 39 vjeç i cili ka tentuar të vrasë me thikë komshiun e tij.

Prapaniku ka goditur me thikë shtetasin N.S, 49 vjeç mbrëmjen e së shtunës.

Sipas policisë 39-vjeçari ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër përpara se të konfliktohej me thikë me komshiun e tij. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes që dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.