Tiranë, drejtonte autoambulancën i dehur dhe përplaset me tre mjete

08.01.2017 11:47:23

Drejtonte autoambulancën në gjendje të dehur dhe përplaset me tre mjete, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Islam Alla, 47 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i një autoambulance tek një maternitet në Tiranë.

Ky shtetas duke drejtuar autoambulancën, në zonën e “Kodrës së Diellit”, ka përplasur tre mjete, ku si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.

Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës  testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se Islam Alla, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën  1.00mg/l.

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.  Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.