Çfarë ndodhi? Shtohen tensionet, Kim Jong-un bën deklaratën e fortë ndaj Joe Biden: Ky është një kërcënim serioz

02.05.2021 10:56:02

Koreja e Veriut ka reaguar ashpër ndaj administratës së Biden ndërsa po përgatitet të zbulojë strategjinë e saj për t’u marrë me Pyongyang dhe programin bërthamor.

Ministria e jashtme tha se komentet e fundit nga Uashingtoni treguan se presidenti Joe Biden ishte i vendosur të mbante një “politikë armiqësore”.

Javën e kaluar Biden e quajti programin bërthamor të Koresë së Veriut një “kërcënim serioz” për sigurinë globale.

Shtëpia e Bardhë thotë se ai planifikon të marrë një qasje të “kalibruar” në Korenë e Veriut.

Zëdhënësja Jen Psaki tha të premten se një rishikim i politikës amerikane kishte përfunduar dhe tregoi që Biden kishte mësuar nga përvoja e katër administratave të mëparshme të cilat kanë provuar dhe dështuan, për ta detyruar Korenë e Veriut të braktiste programin e saj të armëve bërthamore.

“Politika jonë nuk do të përqendrohet në arritjen e një ujdie të madhe, dhe as nuk do të mbështetet në durimin strategjik”, tha ajo, duke deklaruar se SHBA do të ndiqte një “qasje praktike të kalibruar që është e hapur dhe do të eksplorojë diplomacinë” me Korenë e Veriut, ndërsa bën “progres praktik” në rritjen e sigurisë për SHBA dhe aleatët e saj.

SHBA pritet të presë këshilltarët e sigurimit kombëtar të Japonisë dhe Koresë së Jugut për një diskutim në lidhje me këtë çështje.

Në një deklaratë në mediat shtetërore të dielën, ministria e jashtme e Koresë së Veriut i quajti “të patolerueshëm” dhe një “gabim të madh”, komentet e presidentit Biden gjatë fjalimit në Kongres në lidhje me programin bërthamor.

“Deklarata e tij pasqyron qartë qëllimin e tij për të vazhduar zbatimin e politikës armiqësore ndaj DPRK Korea e Veriut siç ishte bërë nga SHBA. për më shumë se gjysmë shekulli,” tha Këon Jong-gun, i Departamentit të Çështjeve të SHBA-së në Ministrinë e Jashtme.