Sulm i frikshëm! Një person hyn brenda kazinosë në SHBA dhe qëllon me armë ndaj klientëve, dëshmitarët të tronditur: U dëgjuan 30 të shtëna, ishte çmenduri…

02.05.2021 10:58:13

Një tjetër sulm me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një kazino në Ëinsconsin në SHBA. Një person i armatosur ka hyrë brenda duke qëlluar ndaj gjithë personave që ishin brenda. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 7 persona. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e agresorit.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital. Ende nuk bëhet i ditur identiteti apo shkaku pse i riu ka kryer një veprim të tillë.

Dëshmitarët janë shprehur se dëgjuan të shtëna të shpejta e se oficerët u panë duke nxjerrë armët teksa hynin në kazino.

‘Krejt papritur dëgjojmë një stuhi masive të shtënave – 20 deri në 30 të shtëna me siguri,’ tha një prej dëshmitarëve për ‘ËBAY-TV’. ‘Ne u ngritëm duke vrapuar drejt autostradës … Duhej të kishte pasur 50 makina policësh që vinin në autostradë. Ishte e çmendur. ‘- raporton Daily Mail.