Cili do të jetë provokimi i parë i Serbisë, sipas Fadil Kajtazit?

12.09.2017 08:04:00

Fadil Kajtazi, njohës i çështjeve të sigurisë, ka shtruar çështjen e kalimit të kufirit Kosovë – Serbi nga ana e zyrtarëve të Serbisë, dhe provokimin që do ta bëjë duke u futur pa respektuar rregullat protokallare, marrë parasysh se lejet i ka në dorë lista “Srpska”.

“Provokimi i pare qe do t’i behet Kosoves nga Serbia do te jete ardhja e qeveritarve serb ne Kosove pa perfillur procerurat protokollare per kalimin e kufirit te zyrtareve shteteror. Si do te reagoj kryeministri kur lejet per hyrje ne Kosove te qeveritareve serb i ka Lista Serbska?” – thuhet në postimin e z. Kajtazi

Të kujtojmë se gjatë Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, qe vendosur rend sa  përket futjes së zyrtarëve të Serbisë në Kosovë. Nuk ishte ndalë veç treni, por edhe presidenti Nikoliq etj.