Civilët fillojnë të largohen nga Mosuli perëndimor

Civilët fillojnë të largohen nga Mosuli perëndimor

22.02.2017 21:01:05

Qindra civilë janë larguar sot nga shtëpitë e tyre në periferi të Mosulit perëndimore, për t’iu shpëtuar luftimeve që po zhvillohen në këtë pjesë të qytetit mes trupave irakiane, të cilat janë të mbështetura edhe nga forcat amerikane, kundër xhihadistëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ditë më parë forcat irakiane, kanë shpërndarë nga ajri fletushka, duke u bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga kjo pjesë e qytetit, për shkak të luftimeve dhe sulmit që do të ndërmerret kundër xhihadistëve.