Çka respektojnë te njëri-tjetri Trump dhe Clinton?!

10.10.2016 18:59:26

Gjatë debatit të mbrëmshëm presidencial, ku kandidati republikan Donald Trump dhe kandidatja demokratike Hillary Clinton debatuan për tema të rëndësishme që qytetarët e amerikës duhet ti dinin para se të votonin, apo thënë më ndryshe dobësitë e njëri-tjetrit. Atyre iu kërkua të flisnin për një gjë që e rrespektonin te njëri-tjetri.

Duke marrë parasyshë llojin e debatit, dhe rrjedhën e tij deri në atë kohë, kjo pyetje edhe pse e rëndësishme i bëri kandidatët të qeshin. Por përsëri ata tregun se kishin diçka që rrespektonin te njëri-tjetri, transmeton fokusi.org.

Clinton vs Trump

E para për këtë pyetje u përgjigj kandidatja demokratike, Hillary Clinton, e cila tha se pavarësisht se është kundër Trumpit në pothuajse gjithçka, ajo i rrespekton shumë fëmijët e Trumpit.

Trumpi pas falenderimit që i bëri Clintonit duke thënë se fëmijët e tij ishin me të vërtetë të mrekullueshëm, tregoi se ai rrespektonte faktin se Clintoni nuk dorëzohej kurrë. Ajo ka një karakter shumë luftarak, edhe ai e vlerëson shumë këtë edhe pse nuk pajtohet me asgjë për të cilën ajo luftonte./Fokusi.org/