Clinton: Do të ngremë një mur mes Trumpit dhe presidencës

22.07.2016 08:07:16

”Unë jam zëri juaj”, ishte thirrja që Trump e përdori shpesh gjatë fjalimit përshëndetës, pas marrjes së nominimit zyrtar nga republikanët.

”Ne do të ngremë një mur mes teje dhe presidencës, Donald Trump”, shkroi në spanjisht Hillary Clinton duke iu kundërpërgjigjur Trumpit, i cili ka premtuar se nëse do të zgjidhet president do të ngrinte një mur mes SHBA-së dhe Meksikës për të frenuar emigracionin ilegal.

Donald Trump pranoi para pak orësh nominimin e Partisë Republikane amerikane për të kandiduar për postin e presidentit të vendit, gjatë konventës kombëtare që u zhvillua në Klivlend, duke hapur kështu zyrtarisht garën me kandidaten demokrate Hillary Clinton.