Vdes për të shpëtuar fëmijët, burri dëgjon të gjithë tmerrin përmes telefonit (Foto)

20.12.2016 14:36:37

Dëgjoi momentet e fundit të jetës së të shoqes, por i pafuqishëm për të frenuar krimin, pasi gjithçka dëgjonte ishte përmes telefonit.

Ngjarja shokuese ndodhi më 14 shtator të vitit 2015, në Hertfordshire të Britanisë së Madhe, por në vijim të hetimeve këto ditë kanë dalë detaje edhe më rrëqethëse.

Vrasësi

Viktima Nicola Cross, 37 vjeçe, u qëllua për vdekje nga një i panjohur, Marcin Porczynski, për të mbrojtur fëmijët e saj.

Autori i krimit i prekur nga skizofrenia, i ishte afruar Nicolës për t’i rrëmbyer fëmijët, shkruan noa.al.

Daniel, bashkëshorti i saj, ishte në telefon kur dëgjoi lutjet ndaj agresorit që të linte fëmijët e saj.

Ulërima dhe më pas heshtje, Nicola u qëllua dhjetë herë me thikë duke gjetur vdekjen, raporton ‘Metro’.

Marcin Porczynski, deklaroi në polici kur u arrestua se kishte tentuar të rrëmbente fëmijët dhe se e kishte vrarë Nicola, për shkak se ia kishin kërkuar disa zëra që kishte në kokë.

Pas krimit ai u arrestua nga policia pa pasur mundësi që të largohej bashkë me fëmijët.