Një ekip rus me hetues u nis për në Turqi

20.12.2016 14:42:56

Një ekip hetues i përbërë nga përfaqësues të shërbimeve speciale ruse, Komitetit hetimor dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme u nis për në Turqi që të inkuadrohet në hetimin për vrasjen e ambasadorit rus Andrej Karlov, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus Dimitrij Peskov. “Në ekip ka gjithsej 18 persona”, tha Peskov.

Sipas tij, grupi do të jetë pjesë e hetimit për vrasjen e Karlov. Peskov theksoi se marrëveshje për këtë është arritur gjatë bisedës telefonike të presidentëve të të dy vendeve, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan.