Clinton: Inteligjenca Ruse, i ka hakuar kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokratik

31.07.2016 15:53:10

Kandidatja presidenciale demokrate e SHBA-së, Hillary Clinton tha se shërbimet e inteligjencës ruse kanë hakuar në kompjuterë të Komitetit Kombëtar Demokratik dhe ajo akuzoi konkurrentin republikan Donald Trump se po mbështet  presidentin rus Vladimir Putin.

“Ne e dimë se shërbimet e inteligjencës ruse kanë hakuar në DNC dhe ne e dimë se ata kanë arritur të hakojnë shumë prej atyre imellave. Ne e dimë se Donald Trump ka treguar një gatishmëri shumë shqetësuese për të mbështetur Putinin”, tha Clinton në një intervistë me “Fox News Sunday”.