CNN fut Shqipërinë në 17 vendet e botës që duhet vizituar këtë vit (Foto)

07.01.2017 11:24:26

Rrjeti i madh mediatik amerikan ‘CNN’, ka publikuar një artikull rekomandues për 17 vendet e botës që duhet vizituar në këtë vit të ri.

Artikulli me titull “17 best places to visit in 2017” (17 vendet që duhet vizituar në 2017-n) e fut Shqipërinë në listë me vendet si Franca, Danimarka, etj. Në rreshtat e parë për Shqipërinë, pesë gazetarët e CNN që shkruajten artikullin thonë:

“Shqipëria – Vendi i vogël mesdhetar – dikur një nga më të izoluarit të shteteve staliniste nga epoka e Luftës së Ftohtë – i cili ka qenë i mbajtur ‘sekret’ nga Evropa në mes të dy dekadave të fundit. Ka shumë diell dhe kilometra të tëra me plazhe të pacenuar dhe të virgjër”.

Tutje në artikullin sugjerues për vendet që duhet vizituar në këtë vit, në rekomandimin për Shqipërinë, thuhet se vendi ka një kulturë të ngjashme të ushqimit me fqinjin e saj, Greqinë, por me çmime përgjysmë më të lira. CNN thotë se Shqipëria që nga vitet e ’90-ta ka përparuar dukshëm. Ata rekomandojmë që të vizitohen edhe objektet që tregojnë për regjimin e gjatë të diktatorit shqiptarë, Enver Hoxha.

“Në periferi të kryeqytetit, në Tiranë, ndodhet Bunk’Art që ka transformuar kompleksin nëntokësor të Hoxhës në një qendër kulturore. Aty janë disa dhoma që tregojnë historinë e diktatorit shqiptar… Në zemër të kompleksit është një amfiteatër sekret i madh nëntokësor, i projektuar për qeverinë e Hoxhës, e që tani përdoret për koncerte jazz-i”, thuhet në artikull.