CNN: ISIS ka përdorur armë kimike kundër trupave amerikane

22.09.2016 10:26:25

Forcat e Shtetit Islamik, kanë kryer një sulm kimik kundër bazës ushtarake në veri të Irakut, ndërsa ishin të pranishëm ushtarë amerikanë dhe irakianë. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, që citon burime të ndryshme zyrtare nga SHBA-ja. Testi i parë i kryer nga forcat e koalicionit pas sulmit, ka rezultuar pozitiv nga gazi mustard, ndërsa i dyti ka dalë negativ. Baza e goditur është ajo e përdorur për të përgatitur mësymjen për të rimarrë kontrollin e Mosulit.

Kështu pra, militantët e ISIS-it, kanë lëshuar raketa që përmbanin gaz mustard kundër bazës ajrore të Qayatrrah.

Deri tani raporton CNN, nuk ka ushtarë të plagosur apo të intoksikuar. Nëse lajmi do të konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që ISIS përdor armë kimike kundër amerikanëve. Armët e përdorura, pas një shqyrtimi të kujdesshëm, konsiderohen si “e paefektshme” për shkak të cilësisë së dobët të substancës së kimikateve që përmban.