Coronavirusi: Gjermania organizon koncerte me numër të madh të pjesëmarrësve, për të studiuar pandeminë

22.08.2020 22:40:12

Tre koncerte janë organizuar në Gjermani për t’ju mundësuar shkencëtarëve të hetojnë rreziqet e ngjarjeve të tilla masive gjatë kësaj pandemie.

Sipas medieve të huaja, rreth 4,000 vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 deri në 50 vjeç iu bashkuan këtij studimi i cili do të kryhet nga Universiteti Halle.

Studimi vjen derisa Gjermani po përballet së fundmi me rritje të rasteve nga sëmundja e COVID-19.

Bëhet e ditur se më shumë se 2,000 raste u konfirmuan brenda 24 orëve nga coronavirusi në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 232 mijë, bazuar në raportin e Institutit Robert Koch.

Studimi i këtij organizimi i quajtur Restart-19, u krijua për të hetuar kushtet nëse ngjarje të tilla mund të zhvillohen përkundër pandemisë, thanë studiuesit.

Koncerti i parë nuk parasheh rregulla të forta; i dyti do të respektojë kushtet e higjienës dhe të distancimit, kurse i treti parashihet që të zbatojë distancën mes personave prej 1.5 metrash.