Crnadak-Haradinajt: Bosnja s`do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e Kosovës

29.09.2017 12:17:49
Ministri i Jashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Igor Crnadak ka thënë se vendi i tij jo vetëm se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do ta konsiderojë atë mundësi deri në fund të mandatit të tanishëm të Këshillit të Ministrave të Bosnjes.

Crnadak për agjencinë boshnjake të lajmeve “Fena” ka deklaruar se se thirrja e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për të njohur pavarësinë e  Kosovës nga Sarajeva zyrtare nuk do të kishte efekt dhe vlerësoi se ishte një “deklaratë e gabuar”.

Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, kërkoi nga ky vend që ta njohë pavarësinë e Kosovës të enjten gjatë një tubimi që u organizua për nder të Ditës së Komunitetit Boshnjak në Kosovë.