Qeveria përcjell sot në Kuvend ndryshimet e Ligjit për Presidentin

29.09.2017 12:19:30

Qeveria e Kosovës, përcjell sot në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e e Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

Në Rendin e Ditës, të mbledhjes së sotme të ekzekutivit, që është thirrur për në orën 14:00, të siguruar nga arbresh.info, janë 10 pika, përshirë Marrëveshjet IPA 2016, IPA 2012 dhe IPA 2013.

Qeveria e Kosovës pritet të vendos edhe për propozim vendimin e Zyrës së Kryeministrit për shkarkimin e drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike të shkeljes së Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Po ashtu, Kuvendit pritet t’i përcillet edhe Projektligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. /arbresh.info

Image