Dashuri që sjell rrëqethje e trishtim në rrugët e Tiranës

21.01.2018 21:45:00

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot pranë QSUT-së, ku humbi jetën një studente, e cila u vra nga një një i ri vetëm 23-vjeç, dyshohet se e ka zanafillën nga një histori dashurie e pamundur.

Autori i krimit Aldosen Belulaj, qëlloi fillimisht me pistoletë Arjela Muratin dhe pas  ngjarjes qëlloi veten, ku tashmë ndodhet në reaminacion, në gjendje kritike për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, të rinjtë vinin nga fshati Zharrëz i Patosit dhe kishin kohe që njiheshin, pasi ishin nxënës të së njëjtës shkollë të mesme, para se të vinin në Universitetin e Tiranës.

Vrasja lidhet me mohimin e studentes për t’i lidhur me 23-vjeçarin dhe për pasojë ai e ka ndaluar në rrugë, duke qëlluar atë dhe veten.

Në historinë e tyre kishin ndërhyrë edhe familjarët e vajzës të cilët i kishin kërkuar 23 vjeçarit që të mos e ngacmonte më vajzën e tyre.

Djali madje i kishte vajtur edhe në shtëpi vajzës por familja e saj nuk ka qenë dakord dhe i kanë kërkuar të heqë dorë nga kjo kërkesë.

Belulaj njihej si djalë i urtë dhe jo problematik, e së fundmi kishte nisur edhe punë si infermier, ndërsa vajza ishte studente ekselente në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe jetonte në shtëpi me qera.

Policia bën me dije se ka gjetur në vendngjarje 6 gëzhoja, armën e krimit si dhe celularët e dy të rinjve.