Debati i parë Clinton – Trump: lojë me të dashura dhe me armiq

26.09.2016 10:33:16

Kandidatët për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Donald Trump do të përballen sonte për herë të parë në një debat televiziv.

Mirëpo, duket se do të ketë shumë të papritura pasi ish e dashura e Bill Clintonit, Gennifer Floëers thotë se do të marrë pjesë si e ftuar e Donald Trumpit në debatin televiziv. Ndërsa kampi i Clintonit konfirmoi këtë javë se do të ftojë një armik të përbetuar të Trumpit, miliarderin Mark Cuban.

Sherret mes dy pasanikëve këto vitet e fundit kanë qenë një fenomen i zakonshëm. Edhe të shtunën, Cuban nuk la pa e tallur Trumpin në Twitter. “Sapo sigurova një vend në radhën e parë”, shkruante ai.

Debati i sotëm do të nisë në orën 21:00, sipas kohës lokale, në kanalin NBC dhe do të moderohet nga Lester Holt. Ai pritet të hapë një varg të gjerë temash, nisur nga siguria kombëtare deri te rritja ekonomike.