Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbledhje urgjente: Në Siri po kryhen krime lufte!

26.09.2016 10:28:50

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka zhvilluar një mbledhje urgjente dje, ku në fokus kryesor ishin sulmet në Aleppo. Sesioni i emergjencës u thirr nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, për të ushtruar presion ndaj Rusisë që të vendosë nën kontroll aleaten e saj Sirinë dhe për t’i dhënë fund sulmeve ndaj qytetit ku gjenden të bllokuar 275 mijë persona.

Ambasadorja e SHBA-së, Samantha Powers tha se mbi 150 sulme ajrore kanë goditur qytetin gjatë tre ditëve të fundit, duke akuzuar kështu Rusinë dhe Sirinë se po ndërmarrin një ofensivë të përgjithshme ndaj qytetit Aleppo. Ambasadori britanik, Mattheë Rycroft tha se kjo po ndodh pikërisht atëherë kur mendohej se gjërat nuk mund të bëheshin më keq se ç’ishin.

Ambasadori francez, Francois Delattre pohoi se në Aleppo po kryhen krime lufte, që nuk duhen lënë pa u ndëshkuar.