Debati për Prishtinën : Arban Abrashi, Shpend Ahmetit: Asnjë shkollë s’e ke ndërtuar, asnjë çerdhe…(Video)

28.09.2017 20:51:45

(I plotësuar) – Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se gjatë qeverisjes se Shpend Ahmemit në Prishtinë nuk janë kryer shumica e punëve.

Abrashi në “Debat perime” ka bërë me dije se në Prishtinë brenda katër viteve nuk është ndërtuar asnjë shkollë, asnjë çerdhe, asnjë pajisje mjekësore.

“ Përgjatë këtyre katër viteve Shpend Ahmeti nuk ka ndërtuar asnjë shkollë. Derisa në kohen e qeverisjes së LDK-së janë ndërtuar me dhjetëra të tilla. Po ashtu në Prishtinë nuk është asnjë çerdhe dhe nuk është investuar në pajisje mjekësore. Kjo dëshmon më së miri se si është qeverisur Prishtina gjatë kësaj kohe”, ka thënë Abrashi.