Dedikuar shoqes time studente shkodrane !!!

13.04.2021 09:53:25
Nga Pirro Minella
…” Nje rrefim plot pasion ne tren nje rastesi e bukur…!!!”
…Vete puna, qe kam pasur ne Petezim, per te ndjekur likujdimin e kontratave me hekurin qe shperndanim, kisha shume sherbime.
U nisa nje dite me sherbim per Tirane. I hypa trenit dhe zura vend, kisha dhe dy vende rezerve. Kur po kalonte nje grua ne moshe dhe kerkonte vend, une i tregoj se ka nje vend tek une. U ul ne vendin qe i rezervova une. Canta qe kishte ne duar i vendosa lart, kurse nje e mbajti afer kembeve.
Duke qene teper social hyja shpejt ne bisede dhe ne fund te udhetimit behesha mik me te panjohurin e rastit.
U bene prezantimi i pare, i tregova me disa fjale per veten time. Zonja u prezantua dhe kur tha jam shkodrane me erdhi mire. E fliste me ate dialektin, qe une e kam pelqyer shume.
Pasi kaloi nje cope udhe i them do te tregoj per nje goce shkodrane te bukur, por une me shume i pelqeja dialektin e saj te vecante. Nuk ishte ne Grupin tone, por ne kishim dy shkodrane, qe i kishte shoqe dhe ne cdo pushim vinte ne klasen tone. Ishte e bukur me ate fytyre aq te paster me aq harmoni syte e zinj te bukur si ullinj te medhenj me bisht. Trup i formuar jo i gjate, floket te zeza jo shume te gjata sa i mbulonin veshet. Vetullat te holla dhe kur nevrikosej i beheshin kercenuese rreth syve qe leshonin avull nxehtesie.
Une shpesh here futesha ne bisede me te, e degjoja me aq endje sa shoqet e grupit me thane:
-Mblidh mendjen se u marrose pas shoqes tone.
-Me pelqen kur flet, megjithese shumicen e fjaleve nuk i merja vesh fare.
Edhe asaj i vinte mire kjo “loje” qe benim te dy. Aq e ngacmoja sa edhe ne disa raste, kur vinte e ngrysur dhe nuk bente bisede, une e pickoja lehte ne parakrah dhe atehere ajo fillonte “e nxehur” te me shante mua.
I tregova zonjes dhe disa episode kur shkonim ne klubin tek Tirana e re dhe e qerasja bashke me shoqet e mia vetem e vetem te degjoja zerin e saj dhe ato shprehjet aq te bukura.
Pasi mbarova tere kete ligjerate per afro nje ore Zonja me pyet per emrin e asaj shkodraneje, qe me kishte lene aq mbrese.
Sa i thashe emrin, ajo ja plasi nje te qeshurit te forte me gjithe shpirt. Aq sa edhe syte po i lotonin.
Me pa ne sy dhe shtoi me zerine saj karakteristik shkodran:
-E di qe une jam e vjehrra e shoqes tende. Im bir e ka bashkeshorte.
Une per nje moment ngela.
Ajo e pa poziten e veshtire qe mbeta une me kapi nga duart dhe me foli e qete:
-Me kenaqe me tere kete pasionin tend. Sa te arrij do ti them nuses se djalit, se sa vlere paska ajo ne syte e ketij djaloshi simpatik qe je ti.
….Ne Vore, u ndame e ndihmova vjehrren e shoqes time , u puthem dhe une vazhdova udhetimin….