Dega e LDK-së në Prizren dhe ajo në Obiliq shënojnë përvjetorin e themelimit

24.03.2017 15:42:08

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon shënimin e 27 vjetorit të themelimit të degëve të saj. Deri tash disa degë kanë shënuar përvjetorin e tyre të themelimit, kurse të tjera do të vazhdojnë.

Zyra për informim e LDK-së njofton se dy degë nesër do të shënojnë përvjetorin e tyre të themelimit: dega në Prizren dhe ajo në Obiliq, dhe fton të gjitha mediet që të prëcjellin aktivitetet që do të organizohen me këtë rast.

“Nesër (e shtunë) më 25 mars 2017, Dega e LDK-së në Prizren dhe Dega në Obiliq, do të shënojnë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. Manifestimi në Prizren do të mbahet në Restoranin “Oferta”, në orën 13:00. Kurse, në Obiliq do të mbahet në Shkollën fillore “Ibrahim Rugova”, në orën 16:00. Ftohen mediet që t’i përcjellin këto aktivitete!” -thuhet në njoftimin e shpërndarë për medie të Zyrës për informim të LDK-së.