Deklarata e Figos për Ronaldon nuk do t’i pëlqejë Messit

07.01.2017 16:08:55

Luis Figo ka bërë një lëvdatë të madhe për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Cristiano Ronaldo prezantoi “Topin e Artë” të katërt në karrierën e tij para tifozëve në Santiago Bernabeu para fillimit të duelit mes Real Madridit dhe Granadas në La Ligë.

Por, një prej mysafirëve që ishin të pranishëm, ish mesfushori i “Los Blancos”, Luis Figo ka thënë se Ronaldo meriton edhe më tepër se katër çmime të futbollistit më të mirë të vitit në botë.

“Ka fituar më shumë se të gjithë ne të tjerët”, deklaroi ai.

Por, mendoj se meriton më tepër se katër Topa të Artë”, theksoi Figo