Demarkacioni ndërkombëtarizon kufirin Kosovë – Mal i Zi si kufi ndërshtetëror

04.03.2018 22:27:08

Nga Fadil Kajtazi

Arsyeja kryesore pse duhet të votohet demarkacioni nuk është liberalizimi i vizave, por pikërisht ajo që e thotë Rada Trajkoviq “legalizim i Kosovës si vend kufitar me Malin e Zi si dhe anulimin e shtetit të Serbisë në këtë kufi”, dhe naiviteti i klasës politike të Kosovës, pikërisht i atyre që nuk e kanë votuar dhe nuk e votojnë demarkacionin, është se nuk e kuptojnë ketë fakt. Në kushtet e zhvillimeve të tanishme botërore, të ndryshimeve gjeopolitike, është e rëndësishme që kjo të kuptohet në esencë. Serbia me gjitha mjetet po mundohet të prolongojë konsolidimin shtetëror të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare me shpresën se në nivel global do të ndodhë ndonjë katrahure ku kësaj do t’i krijoj kushte për kthim në Kosovë përmes alternatives ushtarake. Kjo i bie përafërsisht sikur Shqipëria të mos shpallte pavarësinë para se të fillonte Lufta e Parë Botërore, dhe si rrjedhojë kjo do të bënte që shqiptarët sot të mos ishin në Ballkan. Krahasuar me këtë që po ndodhë me demarkacionin, sipas këtyre që janë kundër, i bie se Ismail Qemali është tradhtari me i madh nga se la jashtë kufirit pjesën me të madhe të trojeve shqiptare. Në fakt ai dhe bashkëmendimtarët e tij janë patriot nga se krijuan bërthamën e cila siguroi ekzistencën biologjike të popullit tonë në Ballkan, dhe se kjo bërthamë konsolidoj jetën, edhe pse me vështirësi, ajo pas 100 viteve polli shtetin e Kosovës i cili ndryshoj pozicionin e shqiptarëve në hapësirat tjera të ish Jugosllavisë ku jetonin ata. Shteti i Kosovës ndryshoj pozicionin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të cilëve ju siguroi kohezionin dhe perspektiven e konsolidimit të mëtutjeshëm të tyre në këto hapësira. Fatkeqësisht këtë me mirë se deputetet shqiptare të kuvendit të Kosovës po e di Rada Trajkoviq. Fatkeqësia qëndron te deputetet qilimi të LDK-se, që në mandatin e kaluar e sabotuan shtetësinë e Kosovës, sabotuan këshillën e mire të SHBA dhe BE. Mundësia ideale për t’u kryere kjo pune ishte në mandatin e kaluar, por kjo u sabotua nga grupi i deputetëve në LDK të cilët sa i përket vetëdijes politike u treguan nen nivelin e Rda Trajkoviqit. Shpresoj që këtë ta kenë bërë nga injoranca e jo nga ndonjë pazar me armiqtë e Kosovës. Koha do të qet në drite shumë çka.