Demolohet shkolla në Zllakuqan të Klinës

04.01.2020 15:47:41

Persona të panjohur kanë depërtuar në brendi të shkollës në fshatin Zllakuqan të Klinës, me ç ‘rast të njëjtën e kanë demoluar atë.

Bëhet fjalë për shkollën fillore “At Shtjefen Gjeçovi”.

Rastin e ka raportuar ankuesja femër. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në komunë të Klinës, Enver Gashi ka thënë për lajmi.net se është i njoftuar që shkolla është dëmtuar, por nuk dihet për vlerën e dëmeve të shkaktuara në këtë shkollë.

Ai ka shtuar se policia është njoftuar për rastin dhe se hetimet po vazhdojnë.

Kujtojmë se para disa muajve, persona të panjohur e kishin vjedhur bustin e kësaj shkolle.