Persona të pa njohur kanë dëmtuar pllakën përkujtimore e cila ishte vendosur në Prishtinë në nderim të ushtarëve sllovakë, që humbën jetën në aksidentin ajror duke u kthyer nga misioni i tyre në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 14:20 dhe rasti është duke u hetuar si dëmtim i pronës publike.
“Raportohet se persona të panjohur kanë dëmtuar një pllakë përkujtimore të vendosur nga KFOR-i sllovak. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policës së Kosovës