Policia spanjolle rrezikon shumë, hap zjarr drejt shoferit që po voziste një kamion të ngarkuar me gaz (Foto)

21.02.2017 13:00:41

Policia e armatosur spanjolle ka arrestuar një shofer suedez pasi ai është parë duke shpejtuar drejt Barcelonës, me një kamion të vjedhur i cili po mbante cilindra gazi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, zyrtarët thuhet se hapën zjarr pasi ai po ngiste kamionin në rrugën e gabuar përgjatë autostradës Roda del Litoral, drejt zemrës së qytetit.

Automjeti, që mbante dhjetëra bombola butani, është ndalur së fundmi në një nga daljet e rrugës.

Njësia kundër-terror Spanjës ka nisur një hetim mbi incidentin.

Sipas medieve spanjolle, një suedez i identifikuar si Joakim Robin Berggren është arrestuar.

Nuk ka asnjë tregues ende nëse ky ishte një atentat apo vetëm një grabitje e thjeshtë.

Policia nuk ka thënë nëse ka pasur ndonjë të plagosur.

Gjurmët e të paktën një arme zjarri janë të dukshme në xhamin e kamionit.