Momenti kur aeroplani rrëzohet mbi qendrën tregtare në Melburn të Australisë (Video)

21.02.2017 12:45:38

Një aeroplan i cili supozohet të ketë pasur problem me motor është rrëzuar mbi një qendër tregtare në afërsi të aeroportit Esedon në Melburn, Australi.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e këtij aksidenti, me fatalitet e kanë pësuar pesë persona – piloti australian dhe katër shtetas amerikan.

Për fat të mirë, në qendrën tregtare ku është rrëzuar aeroplani, nuk ka pasur të lënduar, pasi që në momentin e aksidentit, ajo ka qenë e mbyllur.

Aeroplani i vogël, bëhet e ditur se u rrëzua pak pasi ishte ngritur.