Dënohet me një muaj burg, i trajtonte kafshët në kushte mizore (Foto/Video)

25.01.2017 15:53:57

Një grua nga Uellsi është dënuar me një muaj burg, pasi i kishte grumbulluar qentë dhe macet, duke i trajtuar në mënyrë mizore.

43 mace dhe 31 qenë, në pronësi të Valerie Hicks po trajtoheshin në mënyrën më të keqe të mundshme. Ky veprim u lajmërua nga qytetarët, dhe pasi u ndërmorr një aksion nga Policia, pronares britanike i’u shqiptuar një vendim prej një muaj burg, shkruan lajmi.net.

Ambienti ku po mbaheshin kafshët ishte aq i tmerrshëm sa kur u futën brenda zyrtarët policorë, u detyruan të hynin me aparatet e frymëmmarrjes.

mace33 macee4 macee2