Deputetët “zbardhin” natën në Kuvend

23.09.2017 19:21:02

Seancë maratonike e kuvendit të Maqedonisë deri në orët e parë të mëngjesit për ligjin e gjuhëve Deputetët e VMRO DPMNE-së gati se zbardhën natën duke folur kundër këtij propozim-ligji. Kryetarja e grupit të deputetëve femra, Liljana Kuzmanovska, e përkujtoi kryeparlamentarin se sa është ora. “Ne jemi gra, nuk themi se jemi më të dobëta se burrat. Kemi punuar me kushte mjaft të rënda, rrugë 4 orë dhe tash pas mesnatës, ora dy, po punojmë ”, tha Liljana Kuzmanovska, VMRO-DPMNE. Por kryetari i kuvendit Talat Xhaferi tha se ata vet po e detyrojnë që të zgjatet seanca. “Nuk kam ardhur këtu për me fjetën, ju të gjithë keni të drejtë që të dilni dhe të ktheheni, ndërkaq unë vetëm rri këtu , sepse ju po më detyroni të qëndroj këtu”, u shpreh Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Deputeti Nikolla Popovski tha se është për çudi se brenda 8 viteve ligji për përdorimin e gjuhëve miratohet për të tretën herë, shkruan TV21.TV “Bëhet fjalë për një ligj për përdorimin e gjuhëve, që miratohet tri herë brenda 8 viteve e gjysmë. De fakto, në çdo tre vite sjellim ligj për përdorimin e gjuhëve. Një tjetër koincidencë e çuditshme , kjo ndodh në vitin 2008, 2011 dhe në vitin 2017 brenda kontekstit zgjedhor ”, tha Nikolla Popovski, deputet i VMRO-DPMNE. E Petar Atanasov i LSDM-së i tha Popovskit se kjo çështje është dashur të mbyllet më herët, por partia e tij s’ka pasur guxim ta bëjë. “Zotëri Popovski, ju tani po e parashtroni pyetjen thelbësore, a paska nevojë që të miratohet një ligj i tillë? Ja, pyetni kolegët nga partitë politike shqiptare. Të gjithë thonë se ka nevojë të miratohet një ligj i këtillë. Ju koleg Popovski nuk keni pasur guxim ta mbyllni këtë çështje”, tha Petar Atanasov, LSDM. Debati vazhdoi edhe sot deri në orën 15, kur edhe u ndërpre për të vazhduar pas zgjedhjeve lokale./21Media Të ngjajshme Arrestohet Igor Jug, ai sulmoi deputetët dhe gazetarët Haradinaj priti në takim deputetët Berisha dhe Arifi Hoti: Kjo është dita me fatkeqe e Kosovës në 17 vite liri Deputetët e VV-së dhe LDK-së e bojkotojnë fjalimin e Veselit Deputetët e AAK-së hynë në sallë Tahiri: Nuk e di pse s’kanë ardhur deputetët e PAN-it.