Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Salihu ka privatizuar asetet shtetërore.

14.10.2017 10:52:02

 

Partia Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër privatizimit që është bërë në Kosovë, ngase sipas tyre, punëtorët po mbesin në rrugë. Por, edhe deputeti i tyre Salih Salihu ka privatizuar asetet shtetërore. Për më keq, pronën e blerë po e mbanë fshehtë. Salih Salihu është edhe kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë.

Deputetit Salihu i cili është edhe kandidat për kryetar të Vitisë në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 tetor, mund t’i dalë punë me prokurorinë.

Një hapësirë tokë e blerë nga shteti nëpërmjet Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Salihu ka vendosur që të mos e deklarojë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan lajmi.net.

Sipas Raportit përmbledhës të shitjes së aseteve të AKP-së, Salih Salihu, ka privatizuar 96,681.00 metra katrorë tokë bujqësore, të cilën e ka blerë 310 mijë euro. Toka është blerë më 17 mars 2014 në Valën e 59-të të Privatizimit. Formulari i pasurisë së Salihut nuk figuron në deklarimin e Kundër Korrupsionit për vitin 2015. Pos në vitin 2014, pasurinë si deputet e ka deklaruar përsëri në vitin 2016 dhe 2017 dhe as në këto dy vite nuk e ka deklaruar tokën e blerë nga shteti.

Lajmi.net nuk ka mundur të bie në kontakt të drejtpërdrejt me Salihun, por nëpërmjet zëdhënësit të Vetëvendosje ka kërkuar këto sqarime, ndërkohe që nuk ka pasur përgjigje.

Nga privatizimi kanë përfituar edhe eksponent tjerë të VV-së.

Nevzat Isufi, kryetar i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, në vitin 2014 ka privatizuar 186,034.00 metra katrorë, tokë kullosa në vlerë prej 80 mijë eurove.

Ndryshe nga Salihu, deputeti komunal e ka deklaruar në AKK tokën e blerë. Pak para se të blejë tokën, Isufi në Agjencinë Kundër Korrupsionit kishte deklaruar para në bankë rreth 15 mijë euro, ndërkohë pasi e ka blerë tokën, në vitin 2015 ka deklaruar para të gatshme në bankë vetëm 350 euro dhe nuk ka deklaruar ndonjë borxh.

Toka e privatizuar është bërë nën petkun e politikanit, pasi që Isufi është asamblistë nga dhjetori i vitit 2013. Ndërkaq, vetëm në vitin e kaluar i ka blerë tri vetura. Sipas deklarimeve të pasurisë, blerja e tyre është e dyshimtë ngase nuk ka pasur para të deklaruar. Deri sa në vitin 2017 ka deklaruar se në bankë ka para të gatshme rreth 550 euro, në vitin 2016 kur i ka blerë veturat nuk e ka deklaruar pasurinë.

Jeton Jagxhiu është koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, në nëntor të vitit 2013 ka blerë një lokal 485 metra katrorë në vlerë prej 172 mijë eurove. Jagxhiu ka qenë në pozitën e njëjtë në VV kur e ka privatizuar lokalin nga “Ndërmarrja e Re Liria”.

Edhe Florin Kelmendi, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në kohën sa ka qenë deputet, në vitin 2012 e ka privatizuar një lokal 70 metra katrorë për vetëm 5,500 euro.

Deklarimi i pasurisë së Salihut në dy vitet e fundit në AKK, ku nuk figuron prona e blerë:

2016

2017

Linku ku mund te shihen asetet e privatizuara (kliko KËTU)