Deri kur do të fyhem, ofendohem e kërcënohem për fjalën e lirë?

15.03.2019 21:03:36

Nga Sinan Kastrati

Vazhon nga numrat e kaluar

Fejtoni i fundit, për Drenofcin e Zatriqit

Kam dhënë ate që kam pasur e kam bërë ate që kam mundur

Që nga viti 1972, 1974, si nxënës isha i përjashtuar ndërsa kur përfundova univerzitetin, më burgosën, më izoluan dhe më larguan edhe nga puna e ma muarën edhe shtëpinë që e kisha blerë nga një serb, gjoja, më ka dërgua Enver Hoxha që të bëjë presion mbi serbët që të largohen nga Kosova dhe sot e asaj dite askush nga komuna e Vushtrrisë nuk më kompenzuan e as, së pakut nuk më kërkuan falje. Shtëpinë e kisha blerë në një fshat të Vushtrrisë pasi që gruaja më punonte si mësuese.

Fejtoni i fundit, për Drenofcin e Zatriqit, Brestofcin dhe disa nga personazhet që unë “nuk i zgjodha”, çoft si si viktima apo si pushtetarë, në fund mora shumë letra falenderimi por edhe fyerje, ofendime, sharje e kërcnime nga njerëz, varësisht se cilës parti, krah lufte apo cilës krahine të Kosovës janë.

Unë nuk i kam bërë publike asnjëherë kërcnimet që kam marrë për tri fejtonet e mia të gjata, e ato janë:

A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës apo luftë për pushtet, ku heronjët kryesor janë: Hashim Thaçi, Fatmir Lima, Jakup Krasniqi, Gani Grasniqi, Nexhmi Krasniqi, Isni Kilaj, Sokol Bashota, avokati Bajram Krasniqi, Gani Paqarizi, “Ftyra”, “Bashkim Fino” e ndonjë tjetër.

Heronjët e mi, si viktima janë: Jakup Kastrati, Cen Desku. Halil Azem Kastrati, Ramiz Hoxha, Selman Binishi, Refik Latif Karadaki, Nazif Bashota, Ajet Gashi dhe disa të tjerë, sigurisht jo më pakë të rëndësishëm.

Posa e kreva edhe këte pjesë, për viktimar e mia, një miku im shumë besnik e i vërtetë më shkruante:

Kur te shkon ne Kosovë, shko e intervistoje edhe nji njeri, Nezir Bali Morina në Vll.Drenovc ,te kjo shkolla e re perball shkollës ju ka vra baba plak, Bali Zek Morina, nga uçk në Turjakë plak i moshuar.

Për Fejtonin e gjatë, në 18 vazhdime: A ishin demostratat e vitit 1981 të organizuara dhe kush ishin organizatorët?, kam pasur vetëm një kercnim ndërsa në debate janë futur disa nga personalitetet e asaj kohe dhe njerëz të tjerë të historisë e të letërisisë (S. Novosella, …. , Kapllan Resuli e të tjerë)

Të gjithë ata që më kanë “kritikua” apo në një mënyrë ose tjetër, më kanë “këshillua”, unë i falenderoj por për të gjithë kritikusesit dua të iu bëjë me dije:

Kam dhënë ate që kam pasur e kam bërë ate që kam mundur, gjithnjë për të mirën e kombit tim, shqiptar dhe vendit tim, Kosovës.

Kam jetua qysh kam mundur, si i papunë, afro 10 vite (1981-1992) por dorën nuk e kam zgjatur për lëmoshë e as për ndihmë tjetër, sa isha në Kosovë. Në Suedi, kudo që kam jetua, kam organizua mësimin në gjuhën shqipe dhe unë, bashkë me gruan time kemi punuar si mësues me e pa pagesë.

Kam porositur “Rilindjen” që dilte në Zofingen të Zvicrrës dhe e lexonim shqiptarët, në Valdemarsvik dhe në Mönsterås pasi që aso kohe nuk kishim mundësi me e shikua ndonjë Radio apo TV-e shqiptare.

Dhe krejt në fund, kudo që kam shkua, me punua ose edhe si mysafirë, në Suedi kam folur dhe kam ndikuar pozitivisht që duhet ti paguajmë detyrimet që kemi për Kosovën, ti dërgojmë para e në mënyrë të organizuar por edhe veç e veç si për arsim, për mësuesit që punonin në Kosovë në kushte shumë të vështira e me rrezik për jetën e tyre, sepse ata kanë nevojë për ndihmat tona.

Dhe, paskna harrua, kemi organizua edhe protesta e demostrata e jemi solidarizua me kolegët tanë mësues në Kosovë dhe për çlirimin e Kosovës, gjithnjë me disa mësues e atdhetarë të dëshmuar që kishin ardhur në Suedi me mua e para meje.

Tash dhe po i publikoj disa nga letrat në formë të “komenteve që i kanë shkrua. Letrat private, nuk do ti publikoj njëherë. “Komentet” janë shkrua në kohën kur unë shkruaja për të burgosurit në Drenofc të Zatriqit, që ishin torturaua, vrarë e zhdukur po nga shqiptarët, mjerisht të prezentuar si udhëheqës të “luftës”, më 1998.

Komentet, nganjëherë duken sikur nuk kanë lidhje me temën por do të mundohem të shoqëroj me shënime të vockëla përcjellëse.

Abas Fejzullahi: Sinan, të prift e mbara e shëndeti! Se për të shkruar e rrëfyer je i mrekullueshëm. Nuk po të them me të lavdëruar, por, mbarshtrimi i temave që i trajton dhe i paraqet të shkruara për lexues, dëshmojn veprimtarinë tuaj në përgjithësi dhe ate të profesionit në veçanti. Thot një fjalë e urtë nga thesari popullor: “Tupani bie për ata që kanë vesh…” po fatkeqësia e shumicës në Kosovë duke filluar prej politikuajve e disa kurvendarëve të Kuvendit të Kosovëes dhe veteranëve e komandantave të rrejshëm siç ju thua ti me vend se këtë po e thonë edhe në Kuvendin e Kosovës kur po zihen ndër veti për interesa të ndryshme se listat janë fry e herë janë ç`fry, mirpo asnjëri s`po don me ndi…sepse veshët i bajnë vetëm si peshë për së rëndi dhe ato që nuk ju pëlqejnë që flitet për bamet e tyre s’ don me i dëgjuar fare…

Abas Fejzullahi: I nderuar Sinan, ke bërë mirë që e ke shpërnda reagimin e tyre, Kështu veprohet kur ekzistojnë dëshmië dhe njerëzit e gjallë. Janë të rrall apo s’ka të tillë, që e pranojnë

kritiken, të vërtetën dhe kërkojnë falje, por menjëhere thon se je me UDB- apo kundër UÇK-së…! (Është koment ku unë i kisha postua reagimet e reaguesve të mi)

Abas Fejzullahi: Sinan Shoqi, sa i përket hajnisë, lavdrimeve, pshtjellimeve, tymnajave e mjegullnajave, në Kosovën hallemadhe, ke kah të rrotullohesh, nisu prej Kuvendi e në treg, e nëpër çdo shteg, po se kanë për inat, por e kanë bërë zanat…

Xhafer Leci: Unë vërtetë nuk i di ato ngjarje, por në bazë të dëshmive dhe fakteve të gjalla që po i sillni, kur po ua lexoj shkrimet e juaja kam përshtypjen e plotë se gjithçka që po shruani, po e argumentoni bindshëm se po shkruani të vërtetën. Nganjëherë në mungesë të fakteve dhe dëshmive, disa individë sillen keq, bile nganjëherë përdorin edhe fjalë të rënda dhe kërcënuese. Përgëzime miku im, Sinan Kastrati !

Xhafer Leci: Miku im i nderuar, Sinan Kastrati, kam lexuar jo të gjitha, por bukur shumë nga shkrimet tuaja. Ju përgëzoj dhe çmoj për veprimtarinë tuaj atdhetare.Me që ju keni publikuar letren e prof.Milazim Krasniqit,dhe keni përmend edhe Sadik Blakaj, dëshiroj ta postoj një letër internetike të Sadikut,drejtuar Ibrahim Kelmendit. Shëndet dhe përshëndetje.

Xhafer Leci 1.-.: SHQIPËRIA E BASHKUAR.ORG – UNITED ALBANIA.ORG :. – DEKLARATË NR … Unë Sadik Blakaj me profesjan mesusë nga fshati Lluga Komuna e Burimit-Istogu me banim te përkohshëm ne Francë deklaraoi publikishtë për opinjanin e gjërë … unitedalbania.org/index.php?option=com_content&task=view… – 69k – Im Cache – Ähnliche Seiten Shkruar nga Sadik Blakaji, me 31-08-2007 14:55 Njoftim Publikë kombit shqiptarë! Unë Sadik Blakaj me profesjan mesus nga fshati Lluga, Komuna e Burimit-Istogu me banim te përkohshëm ne Francë deklaraoi publikishtë për opinjanin e gjërë shqiptarë se Ibrahim Kelmendi bashkë me udb-en serbë dhe disa shqipfolës ka dorë ne vrasjen e vllëzervë Gervalla dhe Kadri Zeka. Ibrahim Kelmëndi i cili bashkë me udb-en organizuan dhe egzekutuan vllëzërit Gervalla dhë Kadri Zeka lajmin për vrasjën e vlëzërvë Gervalla dhe Kadri Zeka e kam marrë nga Ibrahim Kelmendi ku me telefonoji dhe me tha se udb-a i vrau Gervallajt dhe Kadri Zeka. Ibrahim Kelmendi ka pasë lidhje organizativë ne organizaten e sajuar nga udb-eja. Franti i Kuqë Popullorë me spiunin e flliqur te ishë udb-es serbë Islam Blakaji i cili ka punuar për udb-en serbë deri ne vdekje. Islam Blakaj ishë puntorë i sigurimit socialë ne Prishtinë i cili duket se ka qënë shef i organizatës famozë te sajuar nga udb-eja me ëmrinë Fronti i Kuqë Popullorë. Fatkeqsishtë Ibrahimi Kelmendi me ka futur ne keto lojna te ndyra edhë mua dhe mi dha lidhjet me njerzit e udb-es jashtë ne përendimë edhë ne Kosovë. Burgosja e Hysen Gegës ka qënë lojë e Ibrahim Kelmendit. Dyshimet e Jusuf Gervalles se Ibrahim Kelmendi mund te jetë njeri i udb-es kanë qënë te sakta si dhe dyshimi se udheheqesi i organizate¨s se tijë ne Kosovë munde te jetë një njeri i udb-es me mbiemrin Blakaji kanë qënë plotsishtë te sakta fjala është për Islam Blakajnë. Andaji nuk qendronë se vrases i Gervallajvë dhe Kadri Zekes është Rezili i Suhareks por Ibrahim Kelmendi i Llabijanit.

(Komenti, është pasi kishte lexua fejtonin e gjatë për: A ishin demostratat e 11 26 Marsit 1981 të organizuara dhe kush ishin organizatorët… )

Po për demostratat e vitit 1981, pasi e kisha publikua, një nga atdhetarët e dëshmuar, Idriz Zeqiraj, më shkruante:

Ju falemnderit për shkrimin, i cili ka vlerë të veçantë njohëse. Është njëri nga shkrimet më të besueshme dhe me të sinqerta për demonstratat e vitit 1981. Të lumtë!

Falë me shëndet – Idriz Zeqiraj

Saim Tahiraj: Shkrimet e Sinan Kastratit, çofshin ato në fejtone apo te veçanta janë tejetë të guximshme .Guximin për ti trajtue këto tema shumë të ndishme, mundë ta ketë vetëm një njeri i paster si loti, çoftë në aspektin kombëtarë dhe ate njerzorë.Të dyja këto privilegje i ka burri i madhë Sinan Kastrati, të dëshmuara në të gjitha kohërt e vështira nëpër të cilat kaloj kombi ynë. Shkrimet e Sinan burrit, me fakte i ç’veshen bandat kriminale dhe i lanë lakuriq, pa pasur asnjë mundësi të vetëmbrohen. Ato banda në stilin e tyre, tashmë të njohura, në mungesë të fakteve përdorin shpifje dhe fyrje. Përsonaliteti i Sinan burrit mbetet i madhë, si një lis i pamposhtur përballë stuhive të koh’rave të ndryshme. Përballë këtij lisi të madhë, ju banda kriminale jeni dhe do mbetëni të vegjël, shumë të vegjël, si kunguj të vegjël që vetëm një brym e mengjesit vjeshtor, do i zhduk. Shkrimet e Sinan Burrit të faktuara mirë, janë goditja përfundimtar për juve o të mjerë. Aji që vret vëllaun e vetë është krijesa më kriminale në Botë, madje më e madhe se edhe armiku ynë shekullor, Shkinia.

Hysen Molliqaj:  Sinan Kastrati është atdhetar i deshmuar qysh nga demostratat e vitit 1981, prandaj është e kotë që nga kurkushi te i mohohët kontributi i tij prej një njeriut atdhetar e guximtar  siq është Sinani që disave sikur juve po jau qet rrenat për ledinë siq thotë populli. Të lumt Sinan Kastrati!

Hysen Molliqaj: Sinan,të lumt për këto rrefime te verteta qe po me bejnë te rrenqethem kur po i lexoj per perjetimet e luftetarëve të vertetë.

(Ish mësuesi veteran nga Lluka, pasi kishte lexua reagimin e veteranëve të ”luftës”, kundër meje, shkruan komentin që për mua ishte shumë)

Do të publikoj edhe disa dëshmi për punën time të vockël, në arsim, organizim të protestave në Suedi dhe disa faktura që kam dhënë për Kosovën.

*

Vazhdon

Malmö, 15 mars 2019