Postimi trishtues i një shqiptari që iu gëzua aktit terrorist: U ngjallë Gjergj Kastrioti, të lumtë pushka

15.03.2019 21:56:27

49 persona kanë humbur jetën pas një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re. Brenton Tarrant, terroristi 28 vjeçarit kreu këtë sulm makabër.

Ndonëse e tërë bota dënoi këtë akt mizor, ka edhe prej atyre që i janë gëzuar.
Luigi Marku nga Dibra e Shqipërisë ka ‘përgëzuar’ terroristin Tarrant për vrasjen e dhjetëra myslimanëve.
Ai është lutur që Zoti ta ruan njeriun që tronditi e gjithë botën, transmeton Indeksonline
“U ngjallë Gjergj Kastrioti he të lumtë pushka e gishti që i ka tërheq Zoti e ruajt at’ luftëtar guximtar”, ka shkruar ai në një koment në Facebook.