Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka ndërprerë punimet e seancës konstituive, në mungesë të PAN-it.
“Në sallë janë 61 deputetë, por nuk është PAN-i këtu dhe për këtë i ndërprejmë punimet e kësaj seance”, tha Mikullovci. Ai bëri me dije se për vazhdimin e seancës deputetët do të njoftohen me kohë.
Kurse Avdullah Hoti nga LAA, tha se do të kërkojnë rrugë tjetër ligjore për seancën konstituive. “Do të lëvizim në drejtim tjetër”, tha ai. Hoti, ka kërkuar që të ketë tjetër takim konsultativ.
Konjufca: PAN të propozojë kandidatin për kryetar
Deputeti nga VV-ja, Glauk Konjufca, tha se nuk mund të ketë të drejtës së veto-s, për këtë seancës konstituive.
Ai ka kritikuar PAN-in, për politikën e tyre ndaj seancës. Sipas tij, ata presin nga PAN ndaj deputetëve të tjerë. “Ne e dënojmë këtë praktikë”, tha ai.
Konjufca, ka kërkuar që të themelohen sa më shpejt institucionet e Kosovës. “Ne ftojmë PAN-in, të propozojë PAN-i që të nonimojë për kryetar të Kuvendit. Ne kërkojmë të mos e qesim një figurë që është i papranueshme për neve. Për neve Veseli nuk është figurë e pranueshme”, tha ai. Sipas tij nëse është tjetër figurë do të shqyrtohet nga VV-ja.
——–
Mungon kuorumi, pauzë 10 minutshe, për vazhdim të seancës së Kuvendit të Kosovës. Në sallë janë deputetët e koalicionit LAA, VV, ndërsa mungon koalicioni PAN dhe minoritet. Milaim Zeka nga PAN, merr pjesë në vazhdimin e seancës, ndryshe nga kolegët e tij nga ky koalicion.
Deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë të koalicionit LAA, tashmë kanë arritur në sallën ku pritet të mbahet seanca konstituive.Së shpejti pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur nga kryesuesi Adem Mikullovci.
Në seancë nuk do të jenë të pranishëm deputetët e PAN-it. PAN nuk merr pjesë me arsyetimin se nuk janë konsultuar për mbajtjen e kësaj seance.
Një ditë më parë PAN kërkoi mbajtjen edhe të një takimi konsultativ javën e ardhshme për të caktuar pastaj mbajtjen edhe të seancës konstituive. Por për një kërkesë të tilla nuk ka pasur gatishmëri nga pala tjetër.






































