Dhimbja ime ka emër / Vargje nga Teuta Elshani

03.05.2021 02:21:18
DHIMBJA IME KA EMËR
Babë Ymer, Nënë Nafije
Vëllezër Ardian, Miran, Kujtim, Nderim
Gjyshe Naile, nuse e axhës Shukrije
Bashkë, 54 shpirtra lirie.
Dhimbja ime s’ka adresë
Endet nëpër kohë, errësirë.
Andej kufiri, jetëngrënësit
sillen të ngopur, të lirë…
Poklek, Drenas
STINË E DHIMBJES
Dhe dimri ka të ftohtë
E lutet që vera të vijë
Çdo janar deri në maj
T’gjallë e t’rënë bëhemi nji.
AUTOKTONE
Një Shqipëri e kemi
Askush s’na e fali
E mbrojtëm me shekuj
Nga çdo lloj barbari…🇦🇱
ZEF SEREMBE
Qaj për vargjet e tua, se deti i vodhi
Sikur ta kishte zili gjithë atë dashuri
Për vajzën që treti e gjallë nuk mbeti
Ah det, o det, një ditë do t’i gjej vetë…
SOFRA POETIKE
Çdo prill na bashkon
Shkrimtarin kujtojmë
Me poetë të rinj
Vargun e vazhdojmë…