Serbia, si autore e “No -paper”-it, po e synon njē “Kemp Dejvid Ballkanik”

02.05.2021 19:34:56

Nga  Fadil Maloku

1. Siq dihet në maj të vitit 2004, në BE-ane u bē pranimi i tetë ish shteteve postkomuniste që atëbotë ishte sukses mbi suksese (!), edhe për shkakun se këto shtete të bllokut dhe orbitës sovjetike ushtronin përveç tjerash edhe presion e edhe ndikim psikologjik në bllokun e NATO-s. Po në këtē periudhë poashtu u bë edhe pranimin e dy shtetetve (që ende kontestohen nga vendet e rajoni) tjera siq ishin Qiproja dhe Malta. Më vonë, në vitin 2007, Rumania s’bashku me Bullgarin, anipse nuk plotësuan kriterin qendror – ate tē shtetit ligjor u futën dhe u bë anëtate me kompetenca të të plota të në BE-ne. Kurse, nga ish Ballkani Perëndimor, pra, si shteti i fundit postkomunist, vetëm më 2013, këtij “klubi” arriti t’i bashkangjitet vetëm Kroacia. Për gjashtë shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor që deshën të bashkohen me BE – Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia – mesazhi është i qartë: nëse dëshironi tē futeni në BE-ne, juve u shtohen edhe ca kapituj shtesë. Që nënkupton jo njē proces ad hoc, por njē procedurë meskine që detyrimisht bēhet obligative për gjitha shtetet e këti rajonin. Eurokratët e Brukselit që nga viti 2013 e kēndej shpikën lloj lloj pengesash dhe obligimesh shtesë për këtë pjesë të botës. Arsyet që gjetën për zhagitje ishin midis tjerash edhe ato se; Popullsia e Ballkanit Perëndimor nuk kalon 3.5 përqind të popullsisë së përgjithshme në BE, dhe nëse matet me fuqinë e tregut ekonomik rëndësia e rajonit duket edhe më e vogël. Shikuar me këtë “dioptri”, duket që elementi më i rëndësishëm në gjithē këtē “odisejadē”pranuese në këtē “klub” shtetesh tē fuqishme ekonomike, ēshtë dhe mbetet tregu i lirë dhe padyshim forcimi i klasës së mesme. Që tani për tani është e vërtetē që në rajon ende mbetet më shumë një dëshirë dhe synim strategjik, se sa ndonjë obligim apo detyrim sociopolitik. Natyrisht, që krijimi i klasës së mesme nuk është garantues ekskluziv, por është dhe mbetete një parakusht për demokracinë neoliberale.

2. Shikuar në faza afatgjata, nëse vendet e Ballkanit Perëndimor (plus Shqipëria e minus Kroacia e Sllovenia) do ballafaqohen me probleme të natyra e të ndryshme; me zbehjen e mekanizmave tē kontrollit social; me renien demografike çfarë nuk mbahet në mend në të kaluarën e afërt; me sulmet mbi pavarësinē dhe kualitetin e institucioneve politike; pastaj me mungesën e koherencës sē inovacooneve teknologjike, e sidomos me pasojat qē po i lë covidi 19 (në sferën ekonomike) nivelin e ulët të automatizimit në krahasim me rajonet tjera nga Azija, Amerika Veriore dhe Europa Perëndimore, atëhere, është e kuptueshme që identifikimi sa më i hershëm i këtyre shkaqeve e pasojave për çështjet dhe problemet e apostrofuara mund të ndihmoj shumë në proceset integruese. Procese, që janë duke ndodhur në katër nivele; lokal, raonal, kontinental dhe global. Duke marr parasysh raportet ende të acaruara, por të ngrira midis Kroacisë dhe Serbisë, Serbisë dhe Malit të Zi, Serbisē dhe Bosnjes, e në veçanti ato midis Kosoves dhe Serbisë.Kur janë në pyetje raportet, e sidomos proceset e inicuara për një dialog (lexo;negocim për një paqe afatgjate) kam përshtypje që gjenerata aktuale e politikanëve (si nga ana shqiptare, ashtu edhe ajo serbe) nuk do mund ta përmbyll as negocionimin e as procesin e njohjes reciproke.

3. Arsye ka shumë; por, midis tjerash në këtë jo vetëmperceptim por, edhe insistim nga ana e BE- ka, ka ca gabime që mund tē konstatohen (sidomos) në qasje. S’pari, BE-ne duke qenë e ngarkuar me problemet e veta, si Brexiti, problemet tregëtare me Shba-es, konkurrencën tmerrësisht jolojale kineze, zgjedhjet në horizont, etj. ajo me këtë “itinerar” e ka vështirë të imponohet si faktore dominues. S’dyti, meqë kemi një situatë pakna ahumë konfuze, sa i përket krejt Projektit integrues europiane, nuk konsideroj se ka qenë mençuri të testohet shkalla e gatishmërisë serbo-kosovare, për ta zgjidhur nyjen kryesore shekullore Gordiane, në gjithë Ballkanin Perëndimor. S’treti, cka është edhe më e rëndësishme, disa vende me peshë në vendimarrjet historike (Franca e sidomos Spanja) midis shteteve dhe popujve të pas pesë luftërave të ndodhura në Ballkan, nuk janë të entuziazmuar e të bindur sa duhet se “intervenimi i vitit1999”, ishte i drejtë dhe aq i nevojshëm…S’katërti, Brukseli (BE-ane) nuk e ka autoritetin absolut as moral, e as politik as mbi Kosovën (sepse, ende sipas perceptimit të disa shteteve; Kosova është “pjellë ekskluzive amerikane!), e as mbi Serbinë (shkaku se ambiguiteti politik i saj; edhe me BE-ne, edhe me Rusinë!), të cilët e synojnë “ëndrrën europiane”. S’pesti, s’ka dyshim që nē këtë kohë “Non-paper” për Ballkanin Perëndimor, i konvenon vetēm Serbisë. Serbia, është edhe adresa e distribuimit të tij, e jo Sllovenia, apo Kroacia. Ajo përmes “Non-paper”-it, po e synon njē “Kemp Dejvid Ballkanik”…