Raporti i Prokurorisë: Ky është qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri për trafik droge

02.05.2021 16:00:18

Sipas një raporti të Prokurorisë së Përgjithshme, ajo e Krujës ka regjistruar numrin më të madh të procedimeve penale (24%) sa i përket trafikut të drogës. Vendin e dytë me 20% të prcedimeve penale për këtë vepër e mban Tirana, e ndjekur nga Vlora, Durrësi, Fieri dhe Elbasani. Trafiku i drogës zë vendin e parë përsa i përket personave të marrë të pandehur përgjatë vitit 2020.

Numri numri më i ulët për këtë vepër penale është regjistruar në  Pogradec, Kukës, Permet, Mat, dhe Pukë, ku janë regjistruar vetëm  1% të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi për veprat penale të prodhimit dhe kultivimit të narkotikëve për vitin 2020.